Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka ftuar në takim liderët e partive politike në vend, i cili pritet të mbahet nesër nga ora 11:00, shkruan ballkani.info

Siç ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ky takim do të mbahet për shkak të vizitës në Washington, ku do të takohet pala kosovare dhe ajo serbe. /Ballkani.info/

Njoftimi i plotë i Hotit:

Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit!.