FT: Të vdekurit nga koronavirus mund të jenë më shumë se dyfishi

Viktimat e koronavirusit në botë mund të jenë dyfishi, ose më shumë se kaq i rasteve të raportuara zyrtarisht sipas ‘Financial Times’.

E përditshmja britanike flet për një bilanc viktimash thuajse 60% më shumë nga ato që janë raportuar në statistikat zyrtare, një e dhënë e nxjerrë nga ekspertët duke krahasuar vdekjet e ndodhura nga muaji mars deri në prill të këtij viti, me ato të së njëjtës periudhë të pesë viteve më parë.

Rezultoi se janë shënuar 122 mijë raste më shumë se nivelet normale, ose më shumë se 77 mijë të vdekur zyrtarisht të regjistruar në këto shtete për shkak të infektimit nga koronavirusi.

Në të gjitha vendet e analizuara, përjashtuar Danimarkën, numri i vdekjeve nga marsi deri në prill 2020, ka kaluar mesataren historike, në Itali me 90% më shumë, në Belgjikë me 60%, në Spanjë me 51%, në Vendet e Ulëta me 42% dhe në Francë me 34%.

Më konkretisht sa i takon Italisë, ‘Financial Times’ llogarit për Lombardinë, epiqendër e pandemisë në Europë, 55% më shumë viktima në raport me pesë vitet e mëparshme.