FSK testohet, falenderon forcat amerikane për mbështetje mjekësore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se testimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë në mbështetjen mjekësore ROL 1, nga Qendra e NATO-s për Ekselencë (COE) është sukses i madh i radhës.

Mehja, përveç përgëzimeve për specialistët tanë, ka falënderuar edhe ekipet profesionale trajnuese të forcave amerikane si: Iowa Army National Guard, United States Air Force Europe- Surgeon General Office ( USAFE- SG ), MNBG-E, Bondsteel Camp dhe NALT.

“Përveç, shërbimit në mbështetje të operacioneve luftarake në misionin e mbrojtjes së vendit tonë, ky kapacitet tani më është i aftë dhe i gatshëm të marrë pjesë efektivisht në operacionet jashtë vendit, përkrahë forcave aleate të udhëhequra nga ushtria amerikane. Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar ai.

• Fsh. Kërpimeh, Podujevë 28.08.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me dy fishekë. Me vendim prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.