Federata Ruse ka reaguar ndaj kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit të famshëm raketor “Javelin” për çka pritet miratimi i Kongresit të ShBA-së, duke u lëshuar në propagandë të gjerë për gjoja tentim “të dëbimit të serbëve” në Kosova.

“Dënojmë çfarëdo përpjekje për të armatosur strukturat e paligjshme paramilitare të Prishtinës”, ka thënë në një konferencë për media kryezëdhënësja e propagandës ruse, Maria Zakharova.

“Krijimi i një strukture paralele të sigurisë, që Prishtina dhe padronët e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e quajn ushtri, shërben për një qëllim tjetër, për t’i shërbyer ambicieve nacionalit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, ka thënë Zakharova, siç e cituan mediat ruse.

VIDEO BONUS: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë