marsh përkujtimor

FSK marshon në kujtim të betejave të Fehmi e Xhevë LLadrovci

Sot, në Drenas është organizuar marsh në kujtim të betejave të heronjëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, nga Kompania e Task Forcës për Kërkim dhe Shpëtim, Regjimenti i Mbrojtjes Civile të FSK-së. Këtë e ka bërë të ditur i pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar:

“Sot, Kompania e Task Forcës për Kërkim dhe Shpëtim, Regjimenti i Mbrojtjes Civile të FSK-së, në Pomozotin, e udhëhequr nga komandanti Eset Loku, kanë marshuar në kujtim të rrugës së betejave të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, nga Pomozotini, në Gllanasellë te vendi i rënies së tyre, e deri në Sheshin e Drenasit ku janë përjetësuar në bronz Heroi dhe Heroina.

I falënderova sinqerisht të gjithë pjesëmarrësit e këtij marshimi dhe urova që sa më shpejt, FSK edhe praktikisht të bëhet ushtri, në shërbim të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, duke përcjell amanetin e dëshmorëve tanë, për shtet, sovranitet dhe integritet të vendit.

Gjatë qëndrimit në sheshin Fehmi Lladrovci, u priten dhe u zhvillua një mikpritje e jashtëzakonshme nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës Rasim Kiçina, plot emocione.

Faleminderit dhe suksese në misionin Tuaj fisnik!”

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci