FSK konfirmon identitetin e Kolonelit që vrau veten sot në Prishtinë

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës i dha fund jetë me armë zjarri.

Ngjarja tragjike ndodhi sonte në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë deklaruar se me të marrë informatën kanë filluar të merren nga afër me këtë ngjarje.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha për lajmi.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa, Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, ka konfirmuar se bëhet fjalë për kolonel Gyner Murati.

“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së janë duke u marrë me rastin. Për çdo informacion të ri do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.