FSK-ja po tregon suksese në përgatitjen si forcë ushtarake

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka vlerësuar lartë ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në një garë ndërkombëtare në Uells.

Ai ka thënë se një sukses i tillë, dëshmon se FSK-ja po tregon suksese në përgatitjen e saj si forcë ushtarake, transmeton Ballkani.info.

“Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) arriti të fitojë Medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të patrullimit në Uells, në të cilën morën pjesë 137 ekipe, prej tyre 37 ekipe të ushtrive ndërkombëtare. FSK-ja po tregon suksese të pandalshme në përgatitjen e saj si forcë ushtarake e Republikës së Kosovës. Edhe pak ditë na ndajnë nga lajmi i madh i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.