FSK-ja në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Iowas

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për bashkëdërgimin e kontingjentit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione jashtë vendit me Gardën Ndërkombëtare të Iowas, në bazë të ftesës së SHBA-së.

FSK-ja ka thënë se vendimi do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitetit rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse nën Komandën Qendrore Amerikane.

“Vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Iowas”, thuhet nga FSK-ja.