FSK-ja ndërton dy kazerma të mëdha, a po përgatitet Kosova për shërbim ushtarak të detyrueshëm? DOKUMENT

Me të marr detyrën e shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tha se shërbimi ushtarak do të bëhet i obligueshëm për shtetasit e Republikës së Kosovës.

E Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka planifikuar ndërtimin e dy objekteve të mëdha, gjegjësisht kazermave që do të shërbejnë për ushtrinë, raporton Ballkani.info.

Kjo ministri ka dhënë një tender në vlerë afër 1 milion euro për ndërtimin e dy objekteve.

Në dosjen e tenderit që e ka siguruar Ballkani.info thuhet se do të ndërtohen dy objekte që do të ndahen në dy pjesë. Njëri do të shërbejë për akomodim, e tjetri për kazermë.

“1. Ndërtimi i Objektit të akomodimit Kazerma Pomozotin 2. Ndërtimi i Objektit për QSU Kazerma Prishtinë”, thuhet në dosjen e tenderit.

Vlera e parashikuar për ndërtimin e këtyre dy objekteve ka qenë 1 milion e 750 mijë euro, ndërsa fituesi është shpallur grupi i operatorëve ekonomik “Isars SH.P.K” dhe “EING COM SH.P.K” me çmimin prej 888 mijë e 640 euro.

Këto objekte sipas kontratës parashihet të përfundohen brenda 300 ditësh dhe kontrata është pamundësi të jepet për nënkontraktues.

Në këtë tender kanë aplikuar 7 kompani, ndërsa 5 kanë qenë të përgjegjshme, dy të tjerat janë diskualifikuar, dhe çmimi më i lartë që është ofertuar ka qenë 1 milion e 365 mijë euro. /Ballkani.info/