FSK-ja e gatshme të ofrojë siguri në vend dhe rajon

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë siguri edhe në rajon.

Ky është konstatimi që e dha sot ministri i Mbrotjes, Rrustem Berisha, në një takim që pati me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Tod Wolters.

Wolters në këtë takim u informua po ashtu edhe për zhvillimet në ministri dhe në FSK.

Ky është postimi i plotë i ministrit Berisha:

Kisha kënaqësinë të takoj gjeneralin Tod D. Wolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SACEUR).

Gjeneralin Ëolters, e njoftova me zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu njoftova gjeneralin se FSK-ja është ushtri multietnike dhe profesionale, e gatshme për të ofruar e siguri në vend, por bashkë me partnerët tanë edhe në rajon dhe më gjerë. /Ballkani.info

loading…