Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren, sipas planit të trajnimeve.
Ky aktvitet do të mbahet më 07.02.2025, në Parkun e Gërmisë në kryeqytet, thekson Komuna e Prishtinës.
“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij ushtrimi”- thuhet në njoftimin e datës 29.01.2025.







