FSK i përfundon me sukses stërvitjet në Gjermani

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kontingjenti i FSK-së ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në stërvitjen e njohur shumëkombëshe “Saber Junction 2022” i mbajtur në zonën e stërvitjeve ushtarake të forcave amerikane Hohenfels në Gjermani.

Ai ka deklaruar se kontingjenti i FSK-së, së bashku me 4,400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme “Saber Junction 2022”.

“Në Qendrën e Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë të Komandës së Trajnimit të Ushtrisë së 7-të  të Forcave Amerikane, si pjesë e planeve të stërvitjes së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, kjo stërvitje mbahet për të vlerësuar gatishmërinë e njësive me bazë evropiane, si Brigada e 173-të Ajrore “Sky Soldiers”, për të ekzekutuar, të unifikuar. Operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate dhe partnere pjesëmarrëse”.

“Komanda e shtatë e Stërvitjes së Ushtrisë  Amerikane dhe qendra e saj e trajnimit luftarak, Qendra e Përbashkët Shumëkombëshe e Gatishmërisë, janë të pozicionuara në mënyrë unike në Evropë për të pritur në mënyrë rutinore këto lloje të stërvitjeve shumëkombëshe gjatë gjithë vitit për të ndërtuar gatishmërinë e ushtrive dhe kombeve partnere”, ka thënë Mehaj