FSK e gatshme ta ndihmojë Austrinë pas përmbytjeve

Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, sot nga përmbytjet ka pësuar edhe Austria.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se me letër zyrtare i është drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Weidinger, të cilit i ka shprehur vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuar të FSK-së në dispozicion, për menagjimin e situatave.

Mehaj ka theksuar se shprehja “Miku i mirë në ditë të vështirë” ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë.

Postimi i plotë:

Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Weidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme.

Maksima jonë tradicionale “Miku i mirë në ditë të vështirë” ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë.