FSK do të pajiset me një urë lëvizëse 1 milion eurosh VIDEO

Ushtria e Kosovës pritet që në vitin 2022 të blejë një kamion që kushton rreth 1 milion euro.

Në buxhetin e vitit 2020, Qeveria e Kosovës ka paraparë që 2 vite më vonë, më 2022 t’i ndajë 1 milion euro për blerjen e një kamioni i cili do të bëjë barten e urave montazhë.

Ky lloj kamioni mundëson që të kalohet në vende ku është problem kalimi i automjeteve dhe në gjuhën ushtarake njihet si “Truck Bridge”.

Buxheti total i Qeverisë së Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë 2 miliardë e 356 milionë e 860 mijë e 914 euro.