Njoftim

FSK do të organizojë trajnime në këto komuna

Brigada për  Reagim të Shpejt (BRSH),  organizon dhe realizon Trajnimin “Simboli i Ujkut-2018” nga data 16.12.2018, deri më  21.12.2018. në këto komuna: Gjakovë, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, Skenderaj dhe Istog.

Gjatë këtijë trajnimi, levizjet e pjestarëve të BRSH do të jenë ditën dhe natën (24 orë) dhe do të ketë të shtëna me armë (municion shkollor), prandaj  njoftohen qytetarët që të mos shqetësohen ngase janë marrë të gjitha masat e sigurisë, dhe se ato të shtëna vijnë nga pjestarët e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.