Njësiti i deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë shpërthyer mjetet që u gjetën në fshatin Preoc afër lagjës Veternik në Prishtinë.
Nëntë mjete shpërthyese që u gjetën mëngjesin e sotëm nga disa punëtorë që ishin duke punuar në rehabilitimin e hekurudhës Fushë Kosovë – Han i Elezit besohet se i takojnë Luftës së Dytë Botërore.
Mjetet u shpërthyen pak më larg nga vendi ku u gjetën.







