FSK dhe FARSH trajnohen së bashku

Anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ata të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë “FARSH” janë trajnuar së bashku në Zallherr të Shqipërisë.

“Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zallherr të Shqipërisë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përfunduan më sukses  “Kursin bazë të nënoficerit””, thuhet në njoftim.

“Kursi përmbante pjesën teorike dhe atë praktike dhe kishte qellim përgatitjen e kursantëve si drejtues në rol të komandantit të skuadrës”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vazhdimisht  realizojnë trajnime dhe ushtrime të përbashkëta me qëllim të ngritjes së ndërveprushmerisë dhe kapaciteteve operacionale”, përfundon njoftimi.