Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ekipet Turke (ETT) kanë kryer përgatitje të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve të këmbësorisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Ekipet Turke ( ETT) dhe ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka përfunduar trajnimin me Mortaja 81 mm, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë” shkruan ministri i Mbrojtjes në Facebook.