Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), për ta luftuar përhapjen e pandemisë globale COVID-19.
“Vetëm kështu të bashkuar mund ta mundim COVID19 .Populli ynë është i kalitur me vështirësit dhe sfidat , andaj FSK -ja apelon që të vazhdohet kështu me respektimin e të gjitha udhëzimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik (IKShPK) Rrinshpi”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.







