Fshatrat Topanicë e Hodonoc në Kamenicë, shpallen vatra të përhapjes së koronavirusit

Fshatrat Topanicë dhe Hodonc të Komunës së Kamenicës janë shpallur vatra të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili ka thënë se një vendim i tillë është marrë nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Topanica e Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.

Personat e diagnostifikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKShP për vetizolim, kurse Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave.

#RriNshpi, kujdesu për veten dhe të tjerët!