Më 15 shtator 1998 në orët e para të mëngjesit forca të mëdha të ushtrisë dhe policisë Serbe me armatim ma të rënd luftarak rrethuan fshatin Dobratin.
Banorët e fshatit u zunë në befasi dhe filluan të ikën në drejtime të ndryshme për të lëshuar fshatin. Disa prej banorëve cilët nuk patën mundësi të largohen u zunë rob ndaj të cilëve u ushtruan një dhunë e shfrenuar e ushtrisë dhe policës Serbe. Rreth orës 10,00 po të njëjtës ditë filluan bombardimet e në drejtim të fshatin Kaçandoll në vendin e quajtur ,,Qata e Kaçandollit,, ku ishte e pozicionuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas tri ditësh luftime ushtria dhe polica serbe u tërhoqën nga fshati Dobratin.
Përpos frikës dhe tmerrit që mbretëronte te banorët e fshatit Dobratin por edhe te qytetarët tjerë të komunës të Podujevës ushtria dhe policia Serbe kishte zënë rob tetë civil të cilët pasi i kishin ekzekutuar në dy shtëpia të ndryshme ju kishin djegur edhe trupat.
Gjatë luftimeve në këtë bejte ranë heroikisht shtatë ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fashitin e lanë të djegur, plaçkitur dhe shkatërruan gjithçka që gjetën mbi tokë po ashtu shkatërruan edhe objektin shkollor. Podujevë
Latif Mehmeti Shoqata për Persona të Zhdukur dhe Viktima të Luftës ,,Përkorë,, Podujevë







