Një lis është rrëzuar nga fryma në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës, të shtunën pasdite.
Nuk është raportuar për të lënduar, pos për dëme materiale.
Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po i largojnë pjesët e lisit.
“Sot në ora 15 kemi marrë informatë se në rrugën ‘Rexhep Luci’ është rrëzuar një lis. Ekipet e BPZ kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke i marrë të gjitha masat që të largohen pjesët e tij. Nuk ka informata për të lënduar, por vetëm dëme materiale”, ka thënë për KOHËN Muhamet Reqani nga zjarrfikësit në Prishtinë.
Sipas tij, bëhet fjalë për një lis të vjetër.

Mot me reshje shiu e edhe mundësi për breshër ka paralajmëruar për sot, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.







