Rastet

Fruthi edhe në Shqipëri, simptoma më të rënda tek fëmijët e pavaksinuar

Gazetarja, Ledina Jakimi ka përmendur me shqetësim nevojën e vaksinimit kundër fruthit, të fëmijëve të mitur.

Siç tha ajo në Info Magazine, nga rastet e regjistruara me fruth në Shqipëri, fëmijët që nuk ishin të vaksinuar, kishin simptoma nga më të rëndat.

”Të gjithë fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar nga fruthi, kanë simptoma edhe më të rënda sesa fëmijët tjerë që janë të vaksinuar”.

”17 rastet e reja që janë konstatuar në Shqipëri me fruth, shumica e tyre nuk janë të vaksinuar, ndaj gjashtë nga rastet e para të raportuara me fruth, kanë qenë të hospitalizuara për 10 ditë në spitalin e Durrësit”.

”Ndërkohë siç përmenda, rastet janë në Tiranë, Durrës dhe Krujë”, deklaroi ajo.