Frizeri kosovar: Femrat lënë më shumë bakshishe sepse nuk i kanë paratë e veta, moderatorja e mbështetë

Frizeri kosovar që drejton sallonin ‘Riza Hairsalon’, në një emision televiziv ka nxjerrë një konstatim paragjykues për femrat, duke thënë se ato lënë më shumë bakshishe, sepse sipas tij nuk u dhimsen paratë, ngase nuk i kanë të tyret.

Ai në emisionin “Why Not” me prezentuese me prezantuesen Roza Lati, i pyetur se kush lënë më shumë bakshishe, femrat apo meshkujt, ka thënë “normal që femrat japin më shumë bakshishe se meshkujt, për shkak se femrat nuk kanë pare t’veta i kan paret e djemve e djemt i nxjerrin vet paret”.

Ndërsa prezantuesja në këtë rast, ka dalë në anën e tij, duke e përkrahur, madje edhe duke kërkuar duartrokitje për këtë mendim të tijin.

Për më tepër ai njihet si frizer që vizitohet nga një pejsë e madhe e figurave të rëndësishme të skenës publike shqiptare, si artistë, këngëtarë e edhe politikanë.