Frikë nga lija e majmunëve, ky shtet vendos karantinë 3 javore për të infektuarit

Belgjika ka vendosur karantinë të detyrueshëm 21-ditore për rastet e lisë së majmunëve në vend.

Në këtë mënyrë Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinë me detyrim për sëmundjen afrikane, teksa 14 vendet në të gjithë botën kanë konfirmuar prezencën e virusit.

Të infektuarit me virus duhet të izolohen për tre javë, thanë autoritetet shëndetësore belge pas identifikimit të tre rasteve në vend.

Rasti i parë me sëmundjen afrikane në Belgjikë u konfirmua të premten e 20 majit. Në të njëjtën kohë , përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të mbyllura kthehet në Nju Jork pasi u zbulua rasti i parë i lisë së majmunëve në qytet.

Zyrtarët thonë se mund të ketë një rast të dytë të lisë në qytet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se me ardhjen e verës do të ketë për rritje të rëndësishme të rasteve me virusin e lisë