Frika nga koronavirusi, edhe ministrat e BE’së “flasin” me bërryla

Ministrat e Shëndetësisë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për shkak të përhapjes së koronavirusit nuk e përshëndesin më njëri-tjetrin duke shtrënguar dorën.

Ata po e praktikojnë një mënyrë të re përshëndetjeje në mbledhjet zyrtare të unionit, duke “plasur” bërrylat me njëri-tjetrin. Përshëndetje të njëjtë sot u pa duke praktikuar edhe nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, me zyrtarë amerikanë.

Por, evropianët u panë gjithashtu teksa dorën e vendosnin në zemër, për të treguar dashamirësinë për bashkëbiseduesin.

Në kontinentin “plakë’ frika është bërë mjaft e madhe, ndërsa sipas Daily Mail, në vëllazëri të tilla si masonët, anëtarëve u është kërkuar që të mos t’i shtrëngojnë duart.

Në mbledhjen e sotme emergjente, ministrat e Kroacisë, Francës, Qipros dhe Greqisë ‘plasën” bërrylat me njëri-tjetrin.

Të tjerë vendosën duart në zemër.

Në BE janë konfirmuar 160 vdekje dhe mbi 6000 të prekur, me Italinë, që është goditur më shumë nga koronavirusi.