Frika nga e panjohura

Frika është një emocion themelor për qeniet njerëzore, duke e jetuar dhe duke u përballur me të, na lejon të rritemi. Problemi lind kur bëhet një kufi ose një justifikim: ne preferojmë që më mirë të qëndrojmë të lidhur me diçka që njohim, edhe nëse nuk na bën të ndihemi mirë, sesa të futemi në një rrugë të panjohur.

Ju nuk keni nevojë të krahasoni vetën me të tjerët. A i ka dikush me të vërtetë të gjitha të mirat? Mos u mashtroni nga paraqitjët gjithkush ka përpjekjet e veta, edhe nëse gjërat duken të përsosura nga jashtë.

Vetëm përqëndrohuni te vetja, Jeta juaj dhe ëndrrat tuaja. Pasi të ndalet krahasimi, do të jetë më e lehtë për ju që të ecni përpara dhe të fitoni besimin që keni nevojë.

Kontrrolli

Të duash që të kesh kontrroll mbi gjithçka nuk është kurrë një zgjidhje e mençur, sepse është e pamundur. Ekziston gjithmonë e papritura dhe variabla që nuk e kishim konsideruar, të pranuarit e kësaj, do të na ndihmojë të kapim mundësitë, pas një periudhe krize. Ndonjëherë nevoja për kontrroll na bën të humbasim. Zakonet e këqija dhe teprimet lindin nga zbrazëtirat e mëdha që nuk mund t’i mbushim. Në iluzionin e mbushjës së hapësirave, përshtatim qëndrime negative dhe varësi që na çojnë drejt devijimit. Ne duhet të përballojmë dhimbjen, ta jetojmë atë dhe të dëgjojmë nevojat tona për të rifilluar. Si pasiguri vetëvlerësimi i ulët dhe është një prej shkaqeve të vetë-sabotimit. Nëse mendojmë se nuk i meritojmë gjërat e bukura, i shmangim apo më keq akoma, nuk arrijmë që ti shohim ato vijnë.

Kuptojeni se çfarë ju pëlqen ose çfarë dëshironi?

Nëse nuk je i sigurt se çfarë të bësh në jetë, pyete vetën se çfarë do të bënte me të vërtetë të lumtur. Bëni një listë. Shkruani pro dhe kundër. Mendojeni për objektivat tuaja kryesore kur jeni duke u përpjekur të vendosni se cilat rrugë duhet të merrni. Vetëdijësimi ndonjëherë në vetë sabotohemi pa e ditur kaq të rrëmbyer sa jemi nga punët e përditëshme në punë dhe në shtëpi, ne nuk i japim rëndësi ndjenjave dhe prioritetëve tona. Që të rifilloni në mënyrën e duhur, merrni kohë larg nga të gjithë dhe gjithçka dhe jeni të vetëdijshëm për atë që mendoni, për atë që dëshironi.

Ballafaqohuni me frikën

Ndonjëherë kemi frikë të ndjekim diçka që dimë e që do të na bënte të lumtur. Mundësitë mund të na shohin në fytyrë, por ne ngrihemi, sepse nuk kemi besim të mjaftueshëm. Mos lejoni që frika juaj t’ju ndalojë gjërat të mahnitshme. Ajo që njerëzit e tjerë mendojnë për ju nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojë vlerën tuaj. Mendimet e tyre, qofshin të mira apo të këqija, nuk kanë të bëjnë fare me atë se kush je ti si person. Të gjithë jemi të ndryshëm. Çdo njëri dhe secili prej nesh ka ide të ndryshme, besime, mendime, dëshira, pasiguri, probleme, frikë.

loading…