Frika nga coronavirusi, pasagjeri akuzon gruan se po i kollitej qëllimisht në fytyrë

Frika nga përhapja e coronavirusit nëpër botë ka filluar t’i bëjë nervoz qytetarët dhe të ndjejnë frikën në çdo hap që ata e bëjnë, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e publikuar së fundmi në internet.

Aty shihen pasagjerët brenda një treni që kritikojnë një grua e cila kollitej qëllimisht para tyre, derisa po udhëtonin për në Sydney të Australisë.

Gruaja shihet në video vërtetë duke u kollitur me qëllim dhe atë para fytyrës së një burri, i cili në një moment humb durimin dhe i kërkon që ta vë dorën në fytyrë apo ta mbulojë me tesha.

Videoja është filmuar nga gazetari i ABC, Andy Park, i cili po udhëtonte me tren në Sydney.

“Nuk e hapa gojën kur u kollita, kam mbyllur gojën”, thotë gruaja duke u munduar të arsyetohet.

Megjithatë burrin që e kishte përballë nuk i besoi versionit të saj, madje e akuzoi se po i kollitet para fytyrës me qëllim.