Frashëri e sfidon Qeverinë Kurti: Lansoni tabela të veçanta për Preshevë, provoni

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka komentuar marrëveshjen e Kosovës më Serbinë në lidhje me targat.

Krasniqi ka thënë se për ta parë se sa ka reciprocitet në këtë marrëveshje Qeveria le të provojë të lansojë tabela të veçanta për Preshevë.

“Le të provojë Qeveria e Kosovës me lansu tabela të veçanta për Preshevë. Le t’jau vendosë stickerin dhe le ta shohim a po lejohen në Serbi. Le të kërkon Kosova largimin e forcave policore të Serbisë nga Lugina e Preshevës. Kështu do ta shohim se sa ka reciprocitet në ketë marrëveshje”, ka shkrua Frasher Krasniqi.