Frashëri e Ferreira ndahen me Gjilanin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Erlis Frashëri dhe ai i krahut të majtë, Jackson Ferreira, më nuk janë pjesë e skuadrës së Gjilanit. Si Frashëri ashtu edhe Ferreira të premten kanë njoftuar në “Facebook” se kanë shkëputur kontratat me Gjilanin me marrëveshje të dyanshme.

Frashëri e Ferreira kanë qenë pjesë e Gjilanit prej edicionit të shkuar dhe luajtën në kualifikimet e Ligës së Evropës këtë edicion. Ata përzemërsisht kanë falënderuar klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen derisa Gjilanit i kanë dëshiruar suksese në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.