Partia Socialdemokrate e Vetëvendosje po përdorin organet trupore si figura për të treguar cila palë ka humbur nga ndarja e Vetëvendosjes.
“Me i konsideru Ajvaz Berishën (i akuzuar per vrasje e dhunim), Irfan Daullxhiun (i akuzuar per rastin ‘Stenta’), e plot ish anëtarë të PDK-së si zemër të VV-së, ndërsa të larguarit nga VV (bashkëthemelues të Lëvizjes) si zorrë qorre, e rikonfirmon vetëm një gjë: që VV-së bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Debati që ka nisur pasi në VV u anëtarësua një i akuzuar në rastin “Stenta”. Krasniqi shkroi se partisë së Albin Kurtit i është hequr zemra, e në parti po merr stenta.
Konjufca ia ktheu se më pas duke thënë se VV-së kur iu larguan zyrtarët që më vonë shkuan në PSD, asaj iu hoq zorra qorre, e jo zemra.
“Kur kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, kam aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e ‘Stentave’”, ka shkruar tutje sot deputeti i PSD-së.







