Deputetët e kanë nisur punën para më shumë se 13 orësh, ku janë miratuar ligji për pagat, ligjit për dialogun, për financimin e partive politike, etj.
Ligjvënësit nuk kanë marrë fare pauzë. Ata janë ushqyer brenda sallës.
Dikush ka zgjedhur që energji të marr duke ngrënë çokolata, shkruan Ballkani.info.
Kryeministri Haradinaj në disa raste është parë duke ngrënë çokolatë, njëjtë kanë vepruar edhe deputetët e PSD-së, respektivisht Frashër Krasniqi.
“Një portal shpifës i VV-së, që njihet për fake neës, paska shpifur se kam ngrënë çokollatë të Serbisë. Ju përshëndes me këtë cokollatë të Kraš-it të Kroacisë, që na shërbeu shumë për me e shtu energjinë në këtë ditë të gjatë”, ka shkruar ai.

Seanca është duke vazhduar ende. Në rend dite është miratimi në lexim të dytë i projektbuxhetit për vitin 2019. /Ballkani.info/







