Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka komentuar deklaratat e kandidatit të VV’së për kryeministër, Albin Kurti, lidhur me bashkimin kombëtar që ky i fundit sot i bëri në Lezhë të Shqipërisë.

Krasniqi i ka thënë Kurtit se s’mundesh edhe me e nderu Monin e Arbenin edhe me thanë nuk e ndërroj Kushtetutën.

Ai gjithashtu tha se Moni e Arbeni, në protestën ku u vranë, kundështonin Pakon e Ahtisaarit sepse ndalohej bashkimi me Shqipërinë.

Tutje, Krasniqi tha se “Sot Albin Kurti në mënyrë hipokrite vendosë lule pranë varreve të Monit e Arbenit. Por ka hequr dorë edhe nga bashkimi me Shqipërinë e edhe nga kundërshtimi i Zajednicës”.

Përvec Krasniqit, edhe Zgjim Hyseni – tjetër zyrtar i PSD’së, ka reaguar ndaj këtyre deklaratave të Kurtit.