Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka lëshuar akuza ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti, për mos reagim ndaj aksioni policor të djeshëm me ç’rast janë konfiskuar 400 mijë euro dhe janë arrestuar 14 persona.

Sipas Krasniqit, VV dhe Kurti nuk kanë lënë thuajse asnjë aferë korruptive në të kaluarën t’ju ikë pa reaguar ashpër.

“VV dhe Albin Kurti nuk kanë lënë thuajse asnjë aferë korruptive në të kaluarën t’ju ikë pa reaguar ashpër.  Asnjë reagim për aferën e fundit 500 mijë euroshe, ku kryeshefi i operacionit korruptiv ishte militant i Albin Kurtit, i emëruar në atë pozitë gjatë 50 ditëshit të qeverisjes së tij!”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka lëshuar kritika ndaj Kurtit edhe për mos reagimin e tij pas rrahjes brutale të gazetarit Visar Duriqi.

“Albin Kurti personalisht ka reaguar para pak ditësh për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq. Dhe mirë ka bërë.

– Por asnjë reagim personal nga Kurti apo reagim zyrtar nga VV, për rrahjen brutale të gazetarit Visar Duriqi”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Por, sipas tij, njerëzit mund të vjedhin mjafton të jenë me VV-në dhe Albin Kurtin si dhe gazetarë që rrahen brutalisht janë sepse nuk pajtohen dhe e kritikojnë VV-në e Kurtin.