Frashër Krasniqi nga retorika agresive në dhunë fizike

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje < tashmë i PSD-së, Frashër Krasniqi njihet për agresivitetin e tij të treguar retorik, porqë më vonë doli ta shpreh edhe në forma të dhunshme.

I akzuuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ishte mbajtur në para-burgim. Ai ishte arrestuar bashkë me 3 aktivistë të VV-së në mesin e tyre edhe i ndjeri, Astrit Dehari. Ai ishte liruar në mungesë provash, raporton Ballkani.info

Me 29 shtator 2017 gjatë një debati televiziv, Frashër Krasniqi kishte sulmuar fizikisht deputetin e Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Pas disa ofendimeve, Krasniqi kishte grushtuar Zekën. Polciia e Kosovës nuk e kishte ndaluar, masa e ndëshkimit ishte qëndrimi larg disa metrash nga deputeti të cilin e kishte sulmuar.

Dje pas një debati televiziv ka ndodhur një përleshje tjetër mes deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqi dhe atij të VV-së, Xhelal Sveçla.

Edhe pse u tentua të mohohet rasti. Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ishte dëshmitare e dhunës fizike mes deputetëve < rastin se kishte mohuar as moderatori i emisionit, Adriatik Kelmendi.

Nëpër rrjetet sociale ka shpërthyer humori. Shumë foto kreative janë shpërndarë duke e ndërlidhur Frashër Krasniqin me sportistë të sportëve të rënda fizike. /Ballkani.info/