Frashër Krasniqi: LDK e VV dojnë me u ça për pozita

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka ironizuar me faktin që LDK dhe VV nuk po arrijnë të merren vesh për formimin e Qeverisë, shkaku i pozitave.

Krasniqi ka shkruar se për program e koncept u pajtuan lehtë, por pozitat nuk i lëshojnë dot.

Ja reagimi i plotë:

Dy parti ideologjikisht dhe konceptualisht të kundërta ekstremisht, për program e koncepte u morën vesh tepër lehtë! Por për pozita dojnë me u ça.

Kam mendu që këta “parimorët që e zotërojnë moralin dhe të vërtetën” mund të prishen veç për koncepte e parime. Pozitat nuk janë të rëndësishme në kauzën për “ndryshimin” e Kosovës. Për pozita janë përla pushtetet e kaluara por kishe ky i riu është ndryshe 

Por jo  Nuk prishen për koncepte dhe parime sepse s’kanë rëndësi ato: mund të ndryshohen kurdo. Prishen veç për pozita, sepse këto s’i lëshojnë dot.