Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kreut të LDK-së se kjo parti ka tre për qind he si e tillë nuk mund të jetë pjesë e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë në Bruksel.
Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se kjo shifër tre për qind Isa Mustafës iu ka ngatërruar me keqpërdorimet e fondit tre për qind gjatë luftës në Kosovë.
Postimi i plotë në Facebook:
Isa Mustafa paska deklarua që ne si parti i kemi 3%, prandaj nuk mund të marrim pjesë në dialog.
Aq shumë iu ka fiksuar kjo shifër qysh prej keqpërdorimeve të fondit të 3 përqindëshit, saqë kurrqysh s’po mundet me e largu prej mendjes.
Por derisa Isa dhe LDK vajton, e ai sekti tjetër qet fall, PSD po ecë përpara e po forcohet. Gjithmonë keni qenë falltarë të dobët. Krejt parashikimet kanë me ju dështuar.







