Frashër Krasniqi ‘godet’ Qeverinë Kurti: UÇK-ja paska qenë problemi i tyre

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar nëpërmjet Facebookut pas arrestimit të veteranit të UÇK’së, Faik Fazliu.

Krasniqi thotë se VV mori pushtetin për të luftuar “krimin e korrupsionin” por se sipas tij “UÇK-ja paska qenë problemi i tyre”

“Kishe patën me ia ndreqë imazhin Kosovës jashtë, por jo, baltosja ndërkombëtare e UÇK-së paska qenë qëllimi i tyre!”, theksoi Krasniqi.

Image

Ish-kryetari i OVL e UÇK’së, Faik Fazliu është arrestuar e më pas liruar, pas një konfrontimi që ka pasur mbrëmë me zyrtarët policorë në Prizren.