Frashër Krasniqi ‘godet’ Kurtin : Albini po vendos çështjet personale e familjare para atyre shtetërore

Dështimi i rezolutës së opozitës e cila do i ndalonte presidentit Hashim Thaçi te diskutonte për kufijtë e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta nga deputetët opozitar e veçmas të atyre të PSD-së.

Frashër Krasniqi deputet nga radhët e PSD-së ka reaguar përmes një postimi në facebook ku ka kritikuar VV-jenë në veçanti Albin Kurtin i cili nuk ishte në sallën e kuvendin kur deshtë të votohej rezuluta.

Krasniqi ka thënë se “nëse dikush nga ne do të mungonte në seancën e djeshme. Ama Albini është tjetërsen: ai bën me i vendosë çështjet personale e familjare para atyre shtetërore”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Ja postimi i plotë:

Nëse, për arsye familjare, mungon në një seancë me të cilën do të ndalej Thaçi, a nuk nënkupton kjo që interesat personale/familjare po i mbivendosen atyre shtetërore?!
Veç po e paramendoj çka kishte bë VV-ja duke sharë, nëse dikush nga ne do të mungonte në seancën e djeshme. Ama Albini është tjetërsen: ai bën me i vendosë çështjet personale e familjare para atyre shtetërore