Frashër Krasniqi godet ashpër VV-në: Ndryshuat qëndrimet ende pa ardhur në pushtet

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate, ka shkruar në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje ende pa ardhur në pushtet ka ndryshuar katër qëndrime.

Krasniqi ka thënë se sipas VV-së, Isa Mustafa dhe Skender Hyseni nuk konsiderohen më përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit.

Të njejtët Krasniqi ka thënë se janë ankuar në Supreme kundër vendimit për refuzim të votave që kanë ardhur nga Serbia.

Sa i përket Bashkimit Kombëtar, të njejtën ide e ka quajtur valide po të ndodhte në vitin 1991.

Krasniqi në fund ka përmendur se VV nuk kanë thënë asnjë fjalë për mbrojtje të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Shkrimi i plotë:

Ende pa ardhur plotësisht në pushtet, VV i ndërroi 4 qëndrime:

1. Isa Mustafa dhe Skender Hyseni nuk konsiderohen më përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit,

2. U ankua në supreme kundër vendimit për refuzimin e votave të ardhura nga Serbia – të cilat i quante vota të papranueshme dhe të dirigjuara nga Vuçiqi,

3. Bashkimin Kombëtar e quajti ide valide po të ndodhte në vitin 91, anipse e kërkonte këtë bashkim gjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë,

4. Nuk e tha asnjë fjalë në mbrojtje të UÇK-së nga Gjykata Speciale, anipse vet kishte premtuar që kur të vinte në pushtet do t’i mbronte ata që thirren nga kjo gjykatë.

Të gjitha këto ndryshime joparimore kanë një emërues të përbashkët: interesin momental ditor për të ardhur në pushtet pa pengesa.

loading…