Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se debati rreth SHIK-ut me Lëvizjen Vetëvendosje nuk është i dëshirueshëm për ta
Por ai ka dhënë që arsye se pse po ndodh kjo.
“Duhet të flitet për tema politike dhe jo kush çfarë ka bërë. Tash e një vit Vetëvendosje na ka akuzuar me shpifje e pa fakte e as pa logjikë. Kjo situatë nuk ka përfunduar një vjet. I kemi lutë lini këto debate dhe ata kanë vazhduar në nivelin e ultë”.
Krasniqi ka pohuar se mendojnë se jo të gjithë që kanë qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës kanë kryer punë të këqija, njofton Klan Kosova.
“E kemi thënë se nuk është problemi nëse dikush ka qenë në SHIK në vitin 2000-2001, por problemi është kur ti ke qenë në SHIK dhe akuzon të tjerët pa bazë, ish shokët tuaj, se ‘keni dalë nga Vetëvendosje dhe jeni SHIK”.
“Dy javë pa u larguar nga Vetëvendosje e kemi marrë vesh se Glauk Konjufca ka qenë në SHIK. Në momentin që Dardan Molliqaj e ka thënë këtë, e ka pasur një reagim gati pohues prej Glauk Konjufcës. Ai pas kësaj deklarata i ka thënë në holl të Kuvendit Sali Salihut se ‘pse po flini këso gjëra, unë kam qenë moti në SHIK. Sali Salihu e ka thënë të vërtetën. Argument dhe fakt është kur e tregon në detaje se çfarë funksioni ka pasur personi në fjalë, pagën që ka marrë, sa vjet ka shërbyer, pse e ka lënë punën dhe kush e ka rekrutuar”.
“Konjufca nuk po ka guxim ta thotë se ka qenë në SHIK. Ai nuk guxon të ia kthej në debat në Kuvend Molliqajt sepse frikohet se çfarë po thuhet. Po i ikin debatit dhe nuk po përballohen në Kuvend. Por çështja do ta ketë një përfundim të mirë, sepse do të shkojë në gjykatë. Nga gjykata do të kërkojmë që të publikohen gjithë emrat që kanë qenë pjesë e SHIK. Është precedent i mirë kur deklaratat të vërteta apo të pavërteta i vendos gjykata”.
Krasniqi është përgjigjur se sa bindëse janë deklaratat e Molliqajt nëse Konjufca ka shërbyer në SHIK ose jo.
“Më pak na ka bindë Glauku që kjo nuk është e vërtetë”.
Kurse për Fadil Lepajën që është thënë sot se e ka lekturuar Galuk Konjufcën në atë organizatë, Krasniqi ka pohuar se nuk kanë pritur që ai të del dhe të pohojë se ka shërbyer aty.
“Ara kanë marrëdhënie familjare dhe rekrutimi lidhet me këto. Nuk është gabim që ka qenë në SHIK, jo gjithë njerëzit kanë qenë problematik. Është më mirë të dalë e të thotë se ‘kam qenë në SHIK dhe nuk kam bërë asgjë të keqe’ sesa të fshihet. Është mirë Glauku të pyetet për Burdushin. Do të ishte mirë që edhe ai të flet për këtë çështje. Nuk dua ta komentojë deklaratën e Lepajës se dihet me divizion ku ka punuar”.







