Ish deputeti Frashër Krasniqi, dikur pjesë e VV-së dhe bashkëpunëtor i Albin Kurtit, ka reaguar ashpër ndaj liderit të Vetëvendosjes.
Ja reagimi i tij:
Veç një reagim e bëri Albin Kurti. Veç kur iu prek “ushtari” i tij.
Asnjë fjalë s’e tha në mbrojtje të UÇK-së.
Nënqeshja e gëzimi i tij i heshtur tregojnë për hipokrizinë e tij dhe qasjen instrumentalizuese.
Kur i duhet për pushtet e vota, UÇK-ja si hiqet nga goja. Kur s’i duhet, UÇK-së i thotë shko në Hagë.
Albin Kurti asnjëherë s’e ka dashur UÇK-në. Sepse nje subjekt historik, ku ai s’ka qenë drejtuesi suprem, s’është i denjë për mbështetjen e tij.








