Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi e ka komentuar vendimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, për të mos e dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Punëve të Jashtme.

Krasniqi në një shkrimi ka përmendur edhe Albin Kurti, Ilir Metën, Sali Berishën e Berat Buzhalën, duke ironizuar se përmes tyre do të bëhet bashkimi kombëtar.

Madje, sipas tij, duke refuzuar emërimin e ministrave nga Kosova.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë.

“Albin Kurti, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Berat Buzhala – lidhja e re e politikanëve shqiptarë qe do ta bëjnë bashkimin e kombit Edhe atë, duke refuzuar emërimin e ministrave nga Kosova në Qeverinë shqiptare. Kerrk.

P.S.

S’e di a ka nevojë të shtojmë se si:

– Më 26 janar 2012 Albin Kurti e quajti Sali Berishën vrasës (“Sali Berisha ka vrarë njerëz më 21 janar në Tiranë”), kurse më 4 mars 2016, Sali Berisha e akuzonte VV-në se është “në kundërshtim me idealet kombëtare”.

– Pas koalicionit Rama – Meta, Albin Kurti refuzoi takimin e Edi Ramës duke thënë se ky i fundit po bashkëpunon me një kriminel që ka vrarë njerëz dhe që është i korruptuar.

– Kurse për Berat Buzhalën i madh e i vogël e di çka ka thënë VV-ja dhe Albin Kurti”.