Baguette

Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Një ekip prej 18 furrtarësh janë mbledhur në Francë për të gatuar një bukë baguette me gjatësi rekord prej 140 metrave.

Bëhet e ditur se bukëpjekësit janë mbledhur në Panairin Suresnes Baguette në perëndim të Parisit, për të pjekur bukën e cila ishte rreth 235 herë më e gjatë se një bukë baguette mesatare.

Buka mori rekordin botëror Guiness si më e gjata ndonjëherë.

Ajo u ekzaminua nga një gjyqtar i rekordeve botërore Guinness dhe u konfirmua si mbajtësja e re e rekordeve përpara se të mbulohej me Nutella dhe t’u shërbehej të pranishmëve në shfaqje.