Francë| Punonjësit e rafinerive të naftës, energjisë dhe porteve në grevë

Punonjësit e sektorit të rafinerive të naftës, energjetikës dhe porteve në Francë vendosën të fillojnë grevë kundër reformës së pensioneve të qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të mediave franceze, punëtorët e rafinerive të naftës, termocentraleve, porteve dhe dokeve janë duke hyrë në grevë me thirrjen e sindikatës “CGT Petrole” kundër reformës që përfshinë rritjen e moshës së pensionit në 64-vjeç.

Greva e punonjësve që planifikojnë të ndalojnë dërgesat e karburanteve nga rafineritë e naftës në magazina do të vazhdojë edhe nesër.

Sindikata CGT mëngjesin e sotëm tha se 100 për qind e stafit të “TotalEnergies” në depon e naftës veriore të Flanders, 80 për qind e stafit të rafinerisë së naftës në Normandi dhe 50 për qind e stafit të rafinerisë “La Mede” në jug morën pjesë në grevë.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Minierave dhe Energjisë CGT (FNME-CGT), Fabrice Coudour deklaroi se që nga sot pritet të ulet prodhimi në termocentralet bërthamore dhe digat.

Fermat me energji me erë dhe diellore rreth qytetit Montlucon kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike që prej ditës së djeshme, të ndërmarra nga sindikata CGT.