Francë, 8.4 miliard euro në ndihmë të sipërmarrjeve – Shuma do të shërbejë për të paguar faturat e energjisë elektrike

Franca do të shpenzojë 8.4 miliardë euro për të ndihmuar sipërmarrjet që të paguajnë faturat e tyre të energjisë, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e rritje së çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit dhe për t’i ndihmuar ata të konkurojnë me bizneset gjermane. Lajmi u konfirmua nga ministri i financave, Bruno Le Maire.

Gjithashtu qeveria ka vendosur të ulë një taksë të veçantë për energjinë elektrike në minimumin e lejuar sipas rregullave të Bashkimit Europian; si dhe do të lejojë kompanitë që të përdorin një mekanizëm të veçantë për të marrë energji bërthamore me një çmim të lirë. Bizneset e vogla do të përfitojnë gjithashtu nga kufizimet e çmimeve të energjisë tashmë të vendosura për familjet. Ministri i financave premtoi se kompanitë franceze do të mbrohen njësoj si ato gjermane.

Gjithashtu ai theksoi se do të bëhet gjithçka që të sigurohet se rregullat e BE-së për konkurencën të zbatohen për të gjitha sipërmarrjet, qofshin ato italiane, spanjolle, franceze apo gjermane.

Në fillim të këtij viti, Gjermania miratoi një shumë prej 200 miliardë eurosh për të mbrojtur sipërmarrjet dhe familjet nga çmimet e larta të energjisë, duke u bërë objektiv kritikash nga vendet e tjera të BE-së për shkak të një shtrembërimi të mundshën të kushteve të barabarta të BE-së.

Paketa prej 8.4 miliardë eurosh që Franca miratoi është kostoja për vitin 2022 dhe 2023 së bashku. Franca tashmë ka caktuar 45 miliardë euro për të ndihmuar familjet. /SCAN