Francë, 499 viktima nga COVID-19 gjatë 24-orëshit të fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon, njoftoi sot se në Francë janë regjistruar 3 523 vdekje në spital, që nga 1 marsi i shpërthimit të koronavirusit të ri.

Janë gjithsej 22 757 persona të shtruar në spital, përfshirë 5 565 raste të rënda në kujdesin intensiv, ose 458 raste të reja në 24 orë. 34 % e tyre janë nën 60 vjeç. DGS raportoi edhe për 9 944 shërime.

Duke iu referuar një situate plotësisht të re, Jérôme Salomon tha se dje kishte patur 4 390 vizita urgjente për të dyshuar me COVID-19, që përfaqësojnë 21,5 % të veprimtarisë spitalore.

Nga këta, 38% u shtruan në spital dhe 5 % kaluan menjëherë në kujdesin intensiv.

Sipas “Santé Publique France”, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 52 128.