Francë, 100 mijë viktima/ Pandemia gjunjëzon vendin, 300 humbje jete gjatë 24 orëve

Franca u bë vendi i parë fqinj me Gjermaninë që kapërcen shifrën simbolike të 100 mijë vdekjeve nga koronavirusi.

Gati 300 jetë të humbura brenda 24 orësh bënë që bilanci ta kapërcente në 100.073 deri tani, vetëm Italia dhe Britania e madhe e kishin kaluar këtë numër.

Në nivel botëror, Francë bëhet vendi i tetë që prek një bilanc të tillë tragjik.“Nuk do të harrojmë asnjë fytyrë të vetme, asnjë emër të vetëm”, shkroi në Twitter presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet dhe miqtë e viktimave. Në Francë, gati 30,000 vetë e humbën jetën në valën e parë të pandemisë, nga mesi i marsit deri në mesin e majit 2020. Por, vdekjet u shtuan ndjeshëm që prej tetorit, kur vendi u përfshi nga vala e dytë e pandemisë.

Aktualisht, sipas autoriteteve, Franca është në darën e valës së tretë të Covid 19, me më shumë se 5,900 pacientë të shtruar në repartet e kujdesit intensiv. Autoritetet franceze deri më tani kanë administruar mbi 15.7 milionë vaksina. Masat janë ashpërsuar ndjeshëm në mbarë vendin, e shumica e dyqaneve janë të mbyllura dhe liria e lëvizjes së njerëzve është e kufizuar, megjithatë ato sërish konsiderohen më pak te rrepta se në të kaluarën.