Në 24 orët e fundit, Franca ka regjistruar 8 mijë e 975 raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Ky është rekord ditor për numrin e infeksioneve të reja që kur pandemia filloi të përhapet në Francë.

Për të gjashtën ditë me radhë po vazhdon rritja e numrit të pacientëve që po shtrohen në spitale.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 309 mijë e 156 persona janë infektuar me COVID-19, ndërsa si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 30 mijë e 686 pacientë.

Ndryshe, Franca ka mbyllur 22 shkolla dhe rreth 100 klasa, tre ditë pas rihapjes së tyre shkaku i përhapjes së virusit.