Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës.

Ai është pajtuar me deklaratën e Bashkimit Evropian që dënon përleshjet në Veri në mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.

“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me të NATO, KFOR dhe EULEX”, ka shkruar ai në Twitter.

Sot gjatë gjithë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione, ku serbët lokalë janë përpjekur të ndalojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë të hyjnë nëpër komuna.

Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës. 

Nous soutenons la déclaration du porte parole du SEAE 🇪🇺

Kosovo: Statement by the Spokesperson on the latest tensions and clashes | EEAS https://t.co/g0NawlU8Yr

— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) May 26, 2023